Tregtarët e Vlorës: Dikush t’i tregojë kryetares se çfarë po ndodh. E patolerueshme që nuk pranon të na takojë

Tregtarët e Vlorës: Dikush t’i tregojë kryetares se çfarë po ndodh. E patolerueshme që nuk pranon të na takojë

Tensionet janë rritur mes tregtarëve në Vlorë, të cilët kanë kundërshtuar një urdhërin për t'u larguar nga vendet e tyre aktuale të punës. Ata shprehen se nuk do të lëvizin derisa të ndërtohet një treg i ri dhe i mirëfilltë që plotëson kushtet bashkëkohore. Në një deklaratë për mediat, një nga përfaqësuesit e tregtarëve theksoi se çdo lëvizje është e papranueshme pa u garantuar më parë një zgjidhje afatgjatë. Sipas tyre, kërkesa kryesore është ndërtimi i një tregu të mbuluar, i cili të plotësojë të gjitha kushtet higjieno-sanitare, përfshirë ujë të rrjedhshëm dhe tualete. "Ne kërkojmë një treg të mirëfilltë. Të jetë i mbuluar, jo të na thonë 'ik në trotuar'," u shpreh ai, duke e cilësuar situatën aktuale si të patolerueshme. Tregtarët argumentojnë se një...