Tre protesta kundër Ramës/ Çfarë i ndan tre faktorët opozitarë që kanë thirrur nga nesër në shesh mbështetësit kundër qeverisë

Tre protesta kundër Ramës/ Çfarë i ndan tre faktorët opozitarë që kanë thirrur nga nesër në shesh mbështetësit kundër qeverisë

Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi. “Historia e dekadës së fundit të Shqipërisë ka parë koalicione, bashkime, pazare nga më të paskrupulltat. Njerëz që i thonë njëri-tjetrit aleat, vëllezër, motra, dhe pastaj shahen dy-tre muaj, çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin. Për këtë arsye kemi refuzuar bashkimin e kryetarëve dhe kërkojmë bashkimin e popullit, të njerëzve të ndershëm dhe të punës”, u shpreh Qori. “I vetmi kusht logjik që kemi vendosur. Dhe nuk e kemi vendosur...