‘Tre orë udhëtim çdo ditë, rroga nuk mjafton’/ Punonjësit e Hipotekës Vlorë kundër vendimit të transferimit në Tiranë

‘Tre orë udhëtim çdo ditë, rroga nuk mjafton’/ Punonjësit e Hipotekës Vlorë kundër vendimit të transferimit në Tiranë

Një vendim i befasishëm për transferimin e Kadastrës së Vlorës në Tiranë ka shkaktuar pakënaqësi dhe pasiguri tek punonjësish, të cilët kanë ngritur zërin kundër asaj që e cilësojnë një lëvizje të padrejtë dhe të pakoordinuar. Punonjësit shprehen për mediat se vendimi është marrë pa asnjë paralajmërim apo informacion paraprak mbi mënyrën se si do të menaxhohen kushtet e reja të punës, veçanërisht transporti dhe logjistika. “Është krejt ndryshe. Ne nga sot nesër nuk e dimë ku të vemi, ku do të flemë në Tiranë, do vemi e do vijmë”, deklaron një prej tyre. Një nga shqetësimet kryesore lidhet me sfidat praktike dhe financiare. Me trafikun aktual, udhëtimi vajtje-ardhje do të zgjaste të paktën tre orë çdo ditë, një barrë e konsiderueshme kohore dhe fizike. Për...