“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit
Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj protestës së PD ditën e djeshme. Në një artikull të Skynews, thuhet se protesta e dhunshme e organizuar nga Partia Demokratike u shoqërua me hedhje molotovi ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit, duke shkaktuar shpërthime. Një protestë e organizuar u bë e dhunshme të shtunën, kur protestuesit filluan të hedhin bomba me benzinë ndaj policisë dhe ndërtesës së parlamentit në Shqipëri, duke shkaktuar shpërthime. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shqipëria, një shtet me një parti” dhe “Pyet ku shkojnë fondet e BE-së?”, ndërsa kërkonin dorëheqjen e qeverisë’, shkruan Skynews. Edhe media britanike “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje protestës kombëtare të opozitës, duke raportuar se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në një demonstratë të thirrur nga...
Burimi:
javanews.al