Trashëgimia shqiptare në rrezik/ Qeveria dështon me fondet dhe shkel rekomandimet e UNESCO-s
Nga Rajmond Kola-Faktoje.al Një auditim i thelluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit evidenton mangësi serioze në mënyrën se si institucionet shqiptare po mbrojnë dhe menaxhojnë pasuritë kulturore e natyrore të Shqipërisë që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Auditimi nxjerr në pah mungesë koordinimi institucional, akte nënligjore të pamiratuara, investime të pamjaftueshme në sitet shqiptare trashëgimi botërore dhe zbatim të pjesshëm të rekomandimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Mes gjetjeve kryesore të raportit të KLSH-së janë: mosmiratimi i rreth gjysmës së akteve nënligjore që parashikon ligji për Trashëgiminë Kulturore, mungesa e një strukture koordinuese për pasuritë shqiptare në UNESCO, krijimi me vonesë i fondit për mirëmbajtjen e monumenteve, probleme në zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s për Liqenin e Ohrit dhe Qendrat...
Burimi:
syri.net