“Topin e kam unë, penalltinë do e gjuaj unë”/ Mandatet e ‘prera’ në Kushtetuese,Muçi: Lojë institucionale e mirëmenduar
Një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka hapur debate të ashpra mbi integritetin dhe pavarësinë e saj, duke u cilësuar si një mekanizëm që legjitimon ndërprerjen e parakohshme të mandateve të anëtarëve dhe cenon themelet e shtetit të së drejtës. I ftuar në një emision televiziv, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi e konsideron të gjithën si një “lojë institucionale” të mirë-menduar, e cila nisi me një kërkesë në dukje të pafajshme për interpretim nga Presidenti i Republikës. Kjo kërkesë i hapi rrugën një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili, në mënyrë të cilësuar si “rastësore”, u dha fuqi organeve emëruese – Presidentit, Kuvendit dhe Gjykatës së Lartë – që të kërkojnë konstatimin e mbarimit të mandatit për anëtarët e emëruar prej tyre....
Burimi:
sot.com.al