Tjetër ‘bombë’ nga Brukseli/ Pas fermerëve, BE pezullon fondet për axhendën dixhitale të Ramës për shkak të korrupsionit në AKSHI
Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për fermerët, Bashkimi Europian ka vendosur të ngrijë financimet edhe për një tjetër komponent të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë. Këtë herë bëhet fjalë për sektorin dixhital, por arsyeja është e njëjtë; korrupsioni. Tre burime të pavaruara i thanë Kapitalit se vendimi për të ndërprerë urgjentisht financimet e axhendës dixhitale për Shqipërinë është marrë pas shpërthimit të aferës AKSHI. Të njëjtat burime bënë të ditur se Komisioni Europian ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare për ngrirjen pa afat të financimeve me argumentin e mbrojtjes së interesit të taksapaguesve të BE-së. Bashkimi Europian financon sektorin dixhital në Shqipëri përmes një sërë programeve. Në verën e këtij viti, qeveria shqiptare...
Burimi:
syri.net