“Tirana s’mund të jepet si qokë me mendimin ‘hajde se e fitojmë”, Braçe në “Shqipëria Live”: kryeqyteti ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes
Deputeti socialist Erion Braçe nuk kurseu kritikat edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Nga studio e “Shqipëria Live” Braçe tha se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal në mënyrën e qeverisjes dhe nuk mund të jepet si qokë, me mendimin “hajde se e fitojmë”. “Jam deputet i Tiranës, ajo që mendoj është se Tirana ka nevojë për ndryshim radikal për mënyrën e qeverisjes dhe zgjedhjes së problemeve. Ky ndryshim radikal nuk bëhet duke e menduar bashkinë e Tiranës si qokë! Mendimi “Tirana e fiton” dhe hajde vendosim një atje, jo nuk bëhet ndryshimi me qokë për kulm apo majë karriere”-u shpreh Braçe në “Shqipëria Live”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv