“Ti je tek votat, unë tek mendimi im”, Manjani shpërthen ndaj Qorit: Nuk më imponon askush se çfarë duhet të them

“Ti je tek votat, unë tek mendimi im”, Manjani shpërthen ndaj Qorit: Nuk më imponon askush se çfarë duhet të them

I ftuar në një emision televiziv ishte juristi Ylli Manjani, i cili foli për situatën politike në vend. Gjatë debatit në studio ai pati një përplasje me kryetarin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori. “Sa i takon fjalës korrupsion dhe hajdut, zotëria t’i marrë fjalët mbrapsht. Ky është një mendim politik, social, njerëzor, qytetar. Kështu e shoh unë dhe kjo nuk do të thotë që quhem i korruptuar. (…) Unë nuk jam te bota e votave, zotërinë e kuptoj që është te bota e votave dhe i uroj sukses. Por të lutem shumë fjalët kurseji. Te partia jote bëj çfarë të duash”. Qorri nga ana tjetër i tha se “jemi në sferën publike dhe secili është përgjegjës për fjalët e veta dhe secili thotë të vërtetën...