“Thjesht gënjen veten”/ Koçi komenton kapjen e Maduros: Ditë zie për të gjitha Non Gratat në botë
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka reaguar pas arrestimit dhe deportimit të presidentit venezuelian Nikolas Maduro, duke e cilësuar ngjarjen si “një ditë zie për të gjitha Non Gratat në botë”, përfshirë edhe ato që, sipas tij, i përkasin Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Koçi thekson se kapja e Maduro-s për bashkëpunim me organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe për minim të demokracisë nuk përbën asnjë “varkë shpëtimi” për figurat politike të shpallura non grata dhe mbështetësit e tyre. Ai kritikon ashpër përpjekjet për të krahasuar Venezuelën me Shqipërinë, duke i cilësuar ato si “qartazi antishqiptare dhe antikombëtare”, ndërsa vë theksin te fakti se, sipas tij, Maduro ka qenë një nga të paktët liderë që ka akuzuar shqiptarët për rol në...
Burimi:
sot.com.al