Thirrja, Boçi: Nëse nuk pranon që Shqipëria të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës, protesto!
Nënkryetari i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve përmes një mesazhi në fecebook që të bashkohen në protestën e sotme ne Tiranë. “Protesto për fëmijët, për familjen, për dinjitetin, për Shqipërinë”, thuhet ne mesazhin e deputetit demokrat. “Mos rri ulur kur të vjedhin! Mos rri i heshtur kur të poshtërojnë! Mos rri spektator kur të boshatisin shtëpinë, qytetin, Shqipërinë!”, shkruan Boçi. Mesazhi i plotë NËSE… Nëse nuk pranon të jetosh në një vend ku vjedhja quhet qeverisje, protesto! Nëse nuk pranon që varfëria jote të ushqejë luksin e tyre, protesto! Nëse nuk pranon që fëmijët e tu të ikin, sepse këtu po mbeten vetëm banditizmi dhe padrejtësia, protesto! Nëse nuk pranon që nëna e babai pensionist të numërojë kafshatat, ndërsa pushteti numëron milionat, protesto!...
Burimi:
syri.net