“Thatë se SHBA do më arrestojë pas Maduros”, Rama-opozitës në Kuvend: Do ulem si anëtar i Bordit të Paqes në Shtëpinë e Bardhë

“Thatë se SHBA do më arrestojë pas Maduros”, Rama-opozitës në Kuvend: Do ulem si anëtar i Bordit të Paqes në Shtëpinë e Bardhë

Në seancën parlamentare të zhvilluar sot, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhe iu drejtua opozitës me tone kritike dhe ironike. “Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin. Ju fituat sepse e parlamëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë më 20 janar. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe ju thatë shqiptarëve ishte provë për arrestimin e Ramaduros. Unë me ju nuk tallem, nuk tallem, kurrë me fitoret tuaja. Sot ju do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta uroj ushtrinë amerikane të bashkohet me protestën tuaj nga tarraca e kryeministrisë, sepse do dorëzohem vetë paqësisht. Do të vijnë të më marrin me eskortë dhe të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë...