‘Territorialja’/ ‘S’ka hapësirë për kompromis’, Vasili: Farsë për të kontrolluar zgjedhjet lokale!

‘Territorialja’/ ‘S’ka hapësirë për kompromis’, Vasili: Farsë për të kontrolluar zgjedhjet lokale!

Nisma e re e mazhorancës për reformën territoriale-administrative po konsiderohet si një lëvizje strategjike për të kontrolluar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, dhe jo si një përpjekje për të përmirësuar qeverisjen vendore.Ky është qëndrimi i shprehur nga ish ligjvënësi i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili gjatë intervistës në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në Syri Tv, ku theksoi se hapësirat për kompromis me qeverinë aktuale janë inekzistente.Sipas Vasilit, mazhoranca socialiste nuk ka asnjë kredibilitet moral apo politik për të ndërmarrë një reformë të tillë, duke iu referuar dështimit të plotë të reformës së vitit 2015. Qëllimi i vërtetë i kësaj nisme nuk është përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, shpjegoi ndër të tjera Vasili, porse “riorganizimi i territorit në mënyrë që të fitohen zgjedhjet lokale”.Kjo,...