Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Opozita dhe mazhoranca kanë dakordësuar kalendarin e takimeve për reformën territoriale, pas debateve në mbledhjen e fundit dhe kërkesës së opozitës që dëgjesat të mos zhvilloheshin vetëm në territor, por kryetarët e bashkive të ftohen edhe në Kuvend për t’u dëgjuar nga komisioni i posaçëm. Bashjëkryetari i kësaj reforme Arbjan Mazniku tha se dy palët kanë dakordësuar kalendarin e takimeve dhe frekuencën e takimeve. “Dokumenti është punuar në mënyrë të përbashkët dhe ka dy kolona kryesore: dëgjesat në komision me kryetarët e bashkive sipas qarqeve dhe dëgjesat në terren. Kemi dakordësuar disa ditë të caktuara për dëgjesat në Kuvend që të mos përplasen me seancat. Kemi menduar që kryetarët e bashkive të dy qarqeve t’i zhvillojmë si takime në një ditë.Kjo na jep mundësinë që,...