“Tërmeti” qeveritar! Zëvendësime me “hyrje” të reja, kush i rezistoi “furtunës” së ndryshimeve në kabinet (EMRAT-FOTO)

“Tërmeti” qeveritar! Zëvendësime me “hyrje” të reja, kush i rezistoi “furtunës” së ndryshimeve në kabinet (EMRAT-FOTO)

foto ilustruese: Kabineti "Rama 4" TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë të kabinetit qeveritar, duke bërë shtatë ndryshime të rëndësishme. Pas një mbledhjeje të gjatë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, prej rreth 9 orësh, Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar që prek disa prej dikastereve më kyçe të qeverisë. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. 1. Belinda Balluku – ish-Zëvendëskryeministre dhe Ministër e Infrastrukturës dhe Energjitikës.2. Elisa Spiropali – ish-Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.3. Pirro Vengu – ish-Ministër i Mbrojtjes. Shkarkimi i Belinda Ballukut nga postet e rëndësishme që mbante në kabinetin qeveritar "Rama 4" është një nga lëvizjet më të bujshme....