Tensionohet situata para Kuvendit, protestuesit hedhin molotovë, përplasen me policinë (VIDEO)
protestuesit para kuvendit TIRANË- Tashmë protesta e opozitës është zhvendosur nga sheshi para Kryeministrisë në Kuvendin e Shqipërisë, ku janë regjistruar momente tensione. Ashtu siç ndodhi para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vazhdojnë që të hedhin molotovë në drejtim të Parlamentit. Protestuesit e PD janë përplasur me forcat e policisë që janë vendosur në këto ambiente. Si pasojë policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka bërë thirrje për ndalimin e hedhjes së molotovëve. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai