Tensionohet protesta para Parlamentit, përplasje me policinë, hidhen dhjetëra molotovë (VIDEO)
Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te godina e Parlamentit, ku janë shënuar momentet e para të tensionit mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit dhe deputetët e PD-së po shtyjnë efektivët duke tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që “blutë” po i shtyjnë duke ruajtur perimetrin. Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë, ndërkohë që deri më tani nuk është përdorur molotov. Një autobot është i gatshëm pranë Parlamentit për shpërndarjen e turmës, ndërkohë që janë krijuar dy kordonë policorë. Më herët u shënuan tensione para Kryeministrisë, ku policia përdori makina me ujë për të shpërndarë turmën, që hoqi barrierën metalike. Gjatë protestës së sotme policia ka angazhuar rreth 1400 efektivë, duke nisur nga ato të Rendit, FNSH, Shqiponjat dhe strukturat e...
Burimi:
javanews.al