Tension te Kuvendi, nis përplasja mes protestuesve dhe policisë

Tension te Kuvendi, nis përplasja mes protestuesve dhe policisë

Kanë nisur përplasjet mes policisë dhe protestuesve te Kuvendi i Shqipërisë. Protestuesit kanë tentuar të kalojnë gardhin policor, duke u shtyrë fizikisht me forcat e policisë. Ndryshe nga protesta e shkuar, numri i protestuesve është më i lartë këtë herë përballë Parlamentit. Kujtojmë se të pranishëm në terren janë edhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, si Luçiano Boçi, Flamur Noka, Saimir Korreshi dhe të tjerë.