Tension në Kuvend, Balla: Armata e Bufit nuk e përballoi lajmin e madh për Shqipërinë, ftesën e Presidentit Trump për Edi Ramën

Tension në Kuvend, Balla: Armata e Bufit nuk e përballoi lajmin e madh për Shqipërinë, ftesën e Presidentit Trump për Edi Ramën

Vit i ri, por politikë e vjetër. Kështu ka qenë edhe nisja e sesionit të ri parlamentar këtë të hënë, ku tensionet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, ndërkohë që kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij nga vendi ironizoi opozitën rreth deklaratave të bëra në media dhe rrjetet sociale pas ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Balla, në fjalën e tij, tha se armata e qyqarëve dhe e bufit nuk e përballoi dot as këtë lajm të mirë për vendin, duke dalë e hedhur baltë në media. “Edhe pse është një vit i ri, shohim prapë...