Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u shënua një tjetër debat opozitë – mazhorancë, këtë herë mes deputetit të Partisë Socialiste, Arkend Balla, dhe kryetares së komisionit nga Partia Demokratike, Ina Zhupa. Balla mbajti qëndrim të qartë mbi protestat e opozitës, duke theksuar se aktet e dhunës, si përdorimi i molotovëve dhe djegia e bizneseve private, janë të papranueshme dhe përbëjnë dhunë të pastër. Ai shtoi se “Si mazhorancë, PS vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj reformave të vazhdueshme, forcimit të shtetit të së drejtës dhe avancimit të procesit të integrimit europian.” Balla kërkoi gjithashtu miratimin e kalendarit të punimeve të Komisionit dhe rikthimin në rendin e ditës, duke nënvizuar rëndësinë e normalitetit institucional dhe vijimit të punës së përditshme. Debati ndërmjet përfaqësuesve...