Tension në Durrës: Qytetarët protestë kundër projektit “TID”, mbërrin kryeministri Edi Rama në Bashki (VIDEO)

Tension në Durrës: Qytetarët protestë kundër projektit “TID”, mbërrin kryeministri Edi Rama në Bashki (VIDEO)

edi rama DURRËS- Qytetarët e Durrësit, të cilët preken drejtpërdrejt nga projekti "TID", kanë vijuar edhe këtë të shtunë protestën e tyre përpara dyerve të bashkisë. Mësohet se sot po zhvillohet edhe një takim në ambientet e Bashkisë, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, për të diskutuar mbi këtë projekt. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me banorët e Durrësit. Këta të fundit ndodhen tashmë të ulur në karriget e këshilltarëve bashkiakë në pritje të nisjes së takimit me kryeministrin. Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, për të cilin qeveria ka akorduar një fond prej 315.5 milionë lekësh. Banorët kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, pasi sipas tyre, është e pamundur që me këtë vlerë të...