“Tenderi i Porto Romanos u anulua për arsye ekonomike”! Karakaçi paralajmëron skenar të ri: Projekti do realizohet

“Tenderi i Porto Romanos u anulua për arsye ekonomike”! Karakaçi paralajmëron skenar të ri: Projekti do realizohet

Enea Karakaçi TIRANË- Gjatë prezantimit të vendimeve të marra në mbledhje qeverie sot në 11 mars, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, komentoi anulimin e tenderit për ndërtimin e projektit Porto Romano, pas tërheqjes së ofertuesit të vetëm nga gara. Karakaçi theksoi se tërheqja lidhet me arsye ekonomike, për shkak të rritjes së kostove dhe ndikimeve të krizës, teksa bëri me dije se Komisioni do të vazhdojë procedurat sipas ligjit. Ai shtoi se për realizimin e projektit do të shqyrtohet edhe një skenar tjetër në vijim. Ministri gjithashtu rikujtoi që kryeministri Edi Rama deklaroi më parë se ka aktorë që përpiqen të frenojnë dhe sabotojnë projektin. “Kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte ngelur në garë, me një arsye krejtësisht për aspekte ekonomike. Për...