Tenderi 400 mln euro i portit të ri të Durrësit, SPAK fillon hetimet

Tenderi 400 mln euro i portit të ri të Durrësit, SPAK fillon hetimet

Dosja tenderuese për ndërtimin e Portit të Integruar të Durrësit në Porto Romano, me vlerë rreth 400 milionë euro, është referuar për hetim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Referimi është bërë në formën e një kallëzimi penal, ku ngrihen dyshime për shkelje të rënda të ligjit të prokurimit publik, favorizim të një subjekti të vetëm dhe konflikt interesi. Sipas kallëzimit, e vetmja kompani që u la në garë dhe u ftua të paraqiste ofertë ishte ARCHIRODON, e regjistruar zyrtarisht si filial qipriot, por që në komunikimet publike është prezantuar si kompani greke me seli në Holandë. Në dokument thuhet se kompanitë e tjera ndërkombëtare pjesëmarrëse janë skualifikuar që në fazën e parakualifikimit, pa iu dhënë mundësia të dorëzonin ofertë...