Tenderat e AKSHI-t drejt një kompanie publike, Tabaku: Nuk është reformë, por zhvendosje përgjegjësie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar kundër propozimit ligjor të socialistëve për kalimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) tek një kompani me pjesmarrje publike dhe private pas skandalit që preku këtë institucion dhe akuzave të SPAK. Në një reagim në rrjete sociale, deputetja thotë se ajo që po mundohen të bëjnë është shmangia e përgjegjësisë pasi SPAK akuzoi drejtuesit e këtij institucioni se kanë vepruar si një grup kriminal në dhënien e tenderave, dhe se pas këtij skandali, duhej të ishte bërë një auditim dhe kontroll i plotë. Sipas deputetes, tenderat publikë të AKSHI-t, përmes kësaj nisme të propozuar, miliona eurot nuk do të menaxhohen më nga një agjenci shtetërore nën kontrollin parlamentar por “nga një entitet me...
Burimi:
sot.com.al