Teliti: Rritja ekonomike është fasadë, një grusht njerëzish pasurohen ndërsa shumica varfërohet

Teliti: Rritja ekonomike është fasadë, një grusht njerëzish pasurohen ndërsa shumica varfërohet

Dorian Teliti deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri është vetëm statistikore dhe përfiton një pakicë e lidhur me pushtetin, ndërsa shumica e qytetarëve përballet me rënie të fuqisë blerëse, taksa të larta, korrupsion dhe mungesë mbështetjeje për prodhimin vendas.I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, Kreu i Këshilltarëve të PD-së në Bashki, Dorian Teliti theksoi se ekonomia shqiptare ndodhet përballë një deformimi të thellë, ku rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria është thjesht statistikore dhe nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët.Sipas tij, përfitimet janë përqendruar te një grusht i vogël njerëzish, ndërsa shumica e shqiptarëve nga pensionistët te sipërmarrja vendase po përballen me rënie të fuqisë blerëse, taksa të larta dhe mungesë perspektive.Teliti kërkoi ndryshim të politikave ekonomike, mbështetje reale për prodhimin...