Teliti: Integrimi europian përdoret si instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisë
I ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri Televizion, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti shprehu kritika ndaj qeverisjes aktuale dhe mënyrës se si funksionon drejtësia në vend. Ai tha se drejtësia duket se ka vepruar vetëm kur ka goditur kundërshtarët politikë, si Sali Berishën, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun, ndërsa tani që ajo po i afrohet kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij, reagimet janë të papërmbajtura dhe të motivuara nga nervozizmi. Teliti theksoi se media duhet të vazhdojë të bëjë pyetjet e veta, duke shtuar se përgjigjet e qeverisë shpesh janë të gabuara dhe nuk adresojnë shqetësimet reale të qytetarëve. Ai kritikoi ofendimet ndaj gazetarëve dhe përjashtimet nga godina e kryeministrisë, duke i konsideruar shenjë të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Eksperti i...
Burimi:
syri.net