Teliti: Akti normativ i buxhetit dhjetor 2025: gjoba 40 mln euro e radhës ndaj qytetarëve

Teliti: Akti normativ i buxhetit dhjetor 2025: gjoba 40 mln euro e radhës ndaj qytetarëve

Këshilltari ekonomik në PD, Dorian Teliti ka publikuar një skandal të ri, ku qeveria Rama i ka dhënë Albcotrol 40 milionë euro me anë të një akti normativ, për të mbushur gropën e hapur nga humbja e gjyqit me biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Sipas Telitit, qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan. Reagimi i Dorian Telitit: Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, ​Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës. Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it. ​Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t! ​Bilanci i turpit për vitin 2025: 30 Milionë Euro në tetor. 40 Milionë...