Tedi Blushi nxjerr në Kuvend videon e arrestimit të Metës: U rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës. Ministri: Nuk është persekutuar politikisht

Tedi Blushi nxjerr në Kuvend videon e arrestimit të Metës: U rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës. Ministri: Nuk është persekutuar politikisht

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, nxori videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Sipas Blushit, ‘Meta u rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës’. Gjithashtu ai zbuloi se po bën 1 vit që s’ka komunikuar dhe takuar kreun e PL-së. “Zoti Meta u njoh me akuzën nga policia gjyqësore në orën 14:16 minuta, ndërkohë që rrëmbimi I tij që e pa gjithë bota, ndodhi në orën 12:18 minuta. Lexoni vendimin e gjykatës z.ministër, fiks dy orë i rrëmbyer dhe i marrë peng bashkë me shoferin e tij shoqërues, që nuk kishte asnjë urdhër ndalimi. Akt kriminal, i kryer nën bekimin e policisë së shtetit, narko drejtorit Ilir...