‘Teatër me GJK për të djegur afatet proceduriale’/ Boçi: Maxhoranca po mbron hapur korrupsionin duke bllokuar drejtësinë

‘Teatër me GJK për të djegur afatet proceduriale’/ Boçi: Maxhoranca po mbron hapur korrupsionin duke bllokuar drejtësinë

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaroi se situata politike në vend ka arritur kulmin e tensionit, duke akuzuar maxhorancën për kontroll të plotë të parlamentit dhe përpjekje për të penguar drejtësinë. Sipas Boçit, parlamenti ka dalë tashmë në “pamjen e tij të vërtetë”, duke u kthyer në një strukturë të kontrolluar nga maxhoranca dhe, sipas tij, në një aneks politik të Partia Socialiste e Shqipërisë. Ai tha se refuzimi për heqjen e imunitetit përbën një përplasje të hapur mes parlamentit dhe drejtësisë, duke theksuar se ekzekutivi dhe shumica parlamentare po veprojnë për të mbrojtur interesat e tyre politike. Boçi u shpreh se ekziston rreziku që çështja të mos përfshihet fare në rendin e...