‘Të rrëzojmë diktaturën’/ Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët jashtë Kuvendit, u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 majit përpara Kuvendit. Ai u shpreh se qëllimi i protestës do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sa i përket orës së protestës, ajo mbetet për t’u vendosur nga strukturat. “Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv.Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai.
Burimi:
ntv.al