“Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’”/ Analisti Leka: Berisha tashmë po bëhet për gjynah, kërkon qiqra në hell
Doktori shëtit në Strasburg, deputetët e rinj të PD shkojnë në Amerikë. Lajme jo të mira vijnë nga SHBA. Katër deputetë të rinj të PD do të kalojnë oqeanin me ftesë të Washingtonit për t’u trajnuar. Sipas analistit Martin Leka, ftesa që u vjen të rinjve është një ogur i mirë pasi ata e shohin përqasjen vetëm tek të rinjtë, të cilët i cilësoi si të zhveshur nga sindroma e Berishizmit. “Berisha tashmë po bëhet për gjynah, ka marrë një trastë ku del nëpër fshatra dhe kërkon qiqra në hell. Po dëmtohet shumë në opinionin shqiptar dhe kushdo që e sheh që lufton dhe shan vendin e tij, tregon se sa poshtë e ka ulur figurën e vet politike një lider që pretendon të vijë...
Burimi:
sot.com.al