Të rinjtë demokratë të Vlorës thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Parlamentit
Të rinjtë e Partisë Demokratike në Vlorë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme përpara Kuvendit të Shqipërisë. Përmes një video, të rinjtë demokratë ftojnë qytetarët, veçanërisht të rinjtë, që t’i bashkohen tubimit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe vendimeve që pritet të diskutohen në seancën parlamentare. Protesta pritet të zhvillohet përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës parlamentare.
Burimi:
syri.net