“Të përmbyset qeveria që të mos ketë përmbytje”/ Klevis Balliu shkon te banesat e mbuluara nga uji: Tmerr i vërtetë

“Të përmbyset qeveria që të mos ketë përmbytje”/ Klevis Balliu shkon te banesat e mbuluara nga uji: Tmerr i vërtetë

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka vizituar banesat e prekura nga moti i keq, ku uji ka hyrë brenda për shkak të vërshimeve të mëdha. Teksa ka ndarë video nga banesa e përmbytur, sipas Balliut, “duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët”. “Duhet të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët. Vjedhja dhe korrupsioni janë arsyeja pse vendi përmbytet nga të katër anët jo vetëm nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë. Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet. Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit.“-shkruan Kleivs Balliu krahas videos.   Top Channel