Të parët në kostot e karburantit por Delinës i ka mbetur vetëm të na shpjegojë taksën e qarkullimit!

Të parët në kostot e karburantit por Delinës i ka mbetur vetëm të na shpjegojë taksën e qarkullimit!

Nga Irena Beqiraj Po! Ka edhe çështje ku mbajmë vendin e parë, madje me një diferencë mbresëlënëse. Një shqiptari i duhet të harxhoj 7.2% të të ardhurave ditore për të marrë 1 litër karburant, gati 2 herë më shumë sesa çdo ballkanasi tjetër, edhe 4.8 herë më shumë se një qytetari gjerman. Për më tepër, në mungesë të një transporti publik të shpejtë edhe eficent, ne që e blejmë karburantin më shtrenjtë se në gjithë Europën duhet të dëgjojmë me durim ministrat e qeverisë . Kujtoj që Balluku kur nisi lufta në Ukrainë, me zërin e saj të kadifenjtë, që ka filluar të më mungojë, na këshillonte të mos dilnim me makinë për të blerë bukë apo cigare. Ndërsa mikesha ime Delina me fytyrë të...