Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Të nxjerrim vendin nga kthetrat e klanit mafioz”/ Berisha: Rama i tmerruar, në dosjen ‘Balluku’ lexon emrin e tij
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po bën gjithcka që të mundet në mënyrë që të pengojë drejtësinë dhe procedurat që cojnë në heqjen e imunitetit të zëvendës/kryministres Belinda Balluku. Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kreu i qeverise është tmerruar nga ajo çfarë mund të ndodhë me të, pasi në dosjen “Balluku” del lidhja e tij me aferat për të cilat akuzohet Balluku. Sali Berisha: “Rama është i tmerruar, në çdo rresht të dosjes Balluku lexon emrin e tij. De facto pas Lubisë është Rama ndaj po bën gjithcka që të bojkotojë drejtësinë. Përdori GJK në funskion të interesave të narkoshtetit dhe interesave të tij mafioze. Rama po bën presionin më të madh ndaj prokurorisë...