‘Të gjithë bien dakord se Shqipëria është narko-shtet’/ Qarri: Fatkeqësisht s’ndodhemi në situatë ideale!
Teksa Shqipëria po atakohet si një ‘narkoshtet’, për shkak të gjendjes së rëndë të realitetit politik dhe social në vend, gazetari Flavio Qarri gjatë një diskutimi televiziv u shpreh se ky nuk është një mjedis ku proceset demokratike mund të funksionojnë normalisht, duke argumentuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një iluzion në kushtet aktuale. Pavarëisht idesë se qytetarët thjesht "zgjedhin dhe votojnë atë që pëlqejnë", kjo sipas Qarrit, nuk i përshtatet realitetit shqiptar. Shqipëria, theksoi gazetari, nuk ndodhet në një "situatë ideale" dhe, për rrjedhojë, nuk mund të flitet për zgjedhje plotësisht të lira dhe të ndershme. Kjo e bën të pavlefshëm gjykimin e sjelljes së votuesve apo aktorëve politikë sipas standardeve të një demokracie funksionale. Një paradoks i vënë në dukje...
Burimi:
syri.net