‘Të gjitha portet i ka në dispozicion’,  Berisha: Narko-kryeministri emëron koordinator për klanet e drogës Agasin

‘Të gjitha portet i ka në dispozicion’, Berisha: Narko-kryeministri emëron koordinator për klanet e drogës Agasin

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion. Gjatë një konference për shtyp, theksoi se Rama emëron koordinator Ergys Agasin për klanet e drogës. “Si asnjë kryeministër tjetër, narko-kryeministri shqiptar Edi Rama emëron koordinator për klanet e drogës Ergys Agasi. Këto nuk kanë ndodhur dhe nuk ndodhin në asnjë vend, tjetër përveç Shqipërisë. Euro në çdo vend tjetër ka njohur një vlerësim të ngadalë por në rritje, ndërsa në Shqipëri një rënie dramatike që ishte fatale dhe boshatisi plazhet shqiptare dy vera me radhë. Rama numëron për turistë, pasagjerët e linjave të lira të Rinasit, udhëtarë, vizitorë dhe asgjë tjetër. Gjatë këtyre verave plazhet kanë qenë të boshatisura. Klanet e drogës është e vërtetë që përdorin Portet për trafik kokaine, por nuk...