“Të flas se do marr fëmijët nga shkolla”/ Tryeza e opozitës, Binaj: Duhet të merremi vesh tani: Hasimja: Jo pakt me PS në kurriz të të vegjëlve. Liçaj: Bëhuni konservatorë

“Të flas se do marr fëmijët nga shkolla”/ Tryeza e opozitës, Binaj: Duhet të merremi vesh tani: Hasimja: Jo pakt me PS në kurriz të të vegjëlve. Liçaj: Bëhuni konservatorë

Në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, të pranishëm ishin edhe ish-kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, pedagogu Ermal Hasimja dhe aktori Neritan Liçaj. Teksa mori fjalën, Binaj drejtuar opozitës tha se gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe se nuk është bërë mjaftueshëm. “Të marr fjalën se do marr fëmijët nga shkolla. Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi harxhuar kohë duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, por ku dallojmë. Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashti siç jemi, të ndryshëm dhe të mos presim nga njëri-tjetri që ‘unë do bashkëpunoj me ty po...