Taulant Balla pret në Kuvend deputetin britanik Paul Foster: Shkëmbimi i përvojave rrit standardet e përfaqësimit

Taulant Balla pret në Kuvend deputetin britanik Paul Foster: Shkëmbimi i përvojave rrit standardet e përfaqësimit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti në Kuvend anëtarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Paul Foster si dhe delegacionin e Westminster Foundation for Democracy, ku bënte pjesë edhe ish-deputeti John Grogan. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve, më e rëndësishmja në parlamentin britanik. “Shkëmbimi i përvojave me Dhomën e Komunave është shumë i dobishëm për rritjen e standardeve të përfaqësimit, forcimin e marrëdhënies zgjedhës i zgjedhur, si dhe përmirësimin e etikës dhe transparencës në detyrën e deputetit”, u shpreh Balla. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen ndër vite të Westminster Foundation for Democracy ndaj Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se “kontributi i WFD ka qenë i vyer në forcimin e praktikave...