“Tani do kënaqeni me dosjen”/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Gjyqtarja pranoi sot se nuk ka asnjë provë, është gjyq politik
Pas daljes nga GJKKO që kaloi për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi, Monika u shpreh se gjyqtarja pranoi sot se në dosje nuk ka prova dhe se gjyqi është politik sipas saj. Kryemadhi paralajmëroi se do të publikojë dosjen. “Avokati është i indinjuar se kishte pritshmëri, unë nuk kisha asnjë pritshmëri te drejtësia e Edi Ramës. Tani do shohim Big Brother e Drejtësisë. Do ta shohin mjerimin ligjor të sistemit të drejtësisë. Një gjë të mirë bëri gjyqtarja, renditi 10 fakte që nuk i përmendi prokuroria. Akuzohem me Adrian Shatkun, por ai nuk është marrë në pyetje. Analizën financiare e ka bërë një eksperte që dy javë pasi dorëzoi analizën, u kandidua për bordin dhe u përdor aty. Kjo është një drejtësi qesharake. Në Strasburg, zotit Meta...
Burimi:
top-channel.tv