“Tallje me shqiptarët”, gazetari ‘gozhdon’ Edi Rama për ‘Paketën e Maleve’: Ç’bëjnë malet në Kavajë e Shijak?

“Tallje me shqiptarët”, gazetari ‘gozhdon’ Edi Rama për ‘Paketën e Maleve’: Ç’bëjnë malet në Kavajë e Shijak?

Ajo që në pranverën e 2025, u prezantuan si ‘ilaç’ për problemin mbi 30 vjeçar të mungesës së dokumenteve të pronësisë të banorëve që jetojnë në zona të thella malore po shtrihet gjithnjë e më poshtë drejt zonave bregdetare e tepër të lakmuara për investime. Tashmë kjo paketë është shtrirë dhe në Kavajë, Shijak Durrës. E çdo qytetar i zonës, do e gjente veten tek pyetja e gazetarit të Syri Tv, Klajdi Bodlli, i cili sot me të drejtë kërkoi një përgjigje nga ministri i qeverisë Rama “A mund ta dimë se ku janë malet në Kavajë, Shijak Durrës? E mbi çfarë kriteresh është bërë kjo paketa e maleve. Se nga Kavaja jam por nuk di të kem ndonjë mal” pyeti Klajdi Bodlli ministrin e...