“Tallje cinike e Ramës”, Berisha për përmbytjet: Si mund të mos shpallësh gjendjen e emergjencës kur në Durrës janë 4 mijë banesa nën ujë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë së PD-së në seli. Berisha u ndal edhe te situata e përmbytjeve në vend, duke bërë thirrje që të shpallet gjendja e emergjencës dhe duke sulmuar kryeministrin Edi Rama për këtë gjë. “I përgëzoj deputetët për punën që kanë bërë, të cilat kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme pranë banorëve në zona të ndryshme, kanë bërë detyrën e tyre, dhe drejtuesit e PD. Natyrisht ata që u fshehën në këtë fatkeqësi të madhe ishin ata që kontribuuan më shumë në të, qeveritarët, qoftë lokalë, qoftë qendrore. Dhe e mbuluan me mashtrime. 6 mijë forca, thoshte Edi Rama, janë në terren. Paturpësi e madhe. 6 mijë forca nuk ka në bordero ushtria. Nga i gjeti...
Burimi:
top-channel.tv