Taksat dhe kontrabanda, Berisha rendit 3 faktorët e rritjes së çmimit të naftës
Ngarkesa fiskale, kontrabanda dhe depozitat e naftës janë tre faktorët kryesorë sipas kreut demokrat Sali Berisha për rritjen e çmimit të karburanteve në vend. Në një deklaratë për mediat, Berisha ia faturoi përgjegjësinë qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. “Së pari, ngarkesa fiskale. Ngarkesa fiskale në vendin me varfërinë më të madhe në Evropë, me rrogat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të ulët, është më e larta në Evropë dhe ndoshta në botë. Ngarkesa fiskale mbi litrin e naftës në Shqipëri është mbi 60-65 përqind, ndërkohë që në vendet më të zhvilluara të planetit në mesatare kjo ngarkesë është 40-45 përqind. Ndërkohë të ardhurat mesatare në vendet e OECD janë 6 herë më të lartë se mesatarja e qytetarëve shqiptarë. Pra, është një gjobë...
Burimi:
opinion.al