“Taksa e qarkullimit po iku nga nafta, do shkojë diku tjetër”, Rama: Po u vendos taksa tek automjeti, do e paguajnë katërfish më shumë

“Taksa e qarkullimit po iku nga nafta, do shkojë diku tjetër”, Rama: Po u vendos taksa tek automjeti, do e paguajnë katërfish më shumë

Teksa komentoi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli edhe për taksën e qarkullimit, për të cilën tha se po u hoq nga karburanti, do të vendoset diku tjetër. Kreu i qeverisë argumentoi se nëse taksa e qarkullimit shkon në formën e taksës për automjetin, do t’i kushtojë më shumë xhepit të qytetarëve. “Taksa e qarkullimit për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë dhe nuk janë të mirë informuar, nuk është problem që ulet këtu, po iku këtu do të shkojë diku tjetër. Nëse do shkojë diku tjetër, do shkojë në formën e taksës për automjetin. Nga kalkulimi rezultati është i thjeshtë. Nuk besoj se nuk ka drejtues që taksën do e donte te automjeti, që do paguante katërfishin e...