Takimi Rama-Ivanka Trump/ Mediu: Të shihet në interesin strategjik të Shqipërisë për raportin me SHBA-të
Kreu i Partisë Mundësia, Fatmir Mediu tha sot se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe vajzës së presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump, duhet parë në kuptimin e interesit strategjik të Shqipërisë. I ftuar në nje emision televiziv, Mediu u shpreh se është e rëndësishme se si do të ndikojë ky takim në raportin me SHBA-në, por edhe në aspektin gjeopolitik. “Standardi i të kuptuarit të kësaj marrëdhënie është i ndryshëm për faktin se sot Rama e ka në kuptimin personal, kurse opozita nuk e ka në kuptimin personal, por në kuptimin e interesit strategjik që është i nevojshëm për Shqipërinë për aq sa influencë mund të krijohet me SHBA-të. Sepse rreziku i kësaj që po ndodh është që për shkak të interesave personale, të devijohet...
Burimi:
sot.com.al