Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri, u shpreh tepër i interesuar
Gjatë kësaj jave, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vatikan, aty ku u takua me Papa Leonin. Në episodin e kësaj të diele të podcastit “Flasim”, Rama u shpreh se i ka bërë një ftesë zyrtare Papës për të ardhur në Shqipëri. “Folëm për Shqipërinë, folëm për botën. E ftova të ishte i pranishëm në festën e madhe të Komitetit Katolik pikërisht për 130-vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë nga Papa ‘Luani’ i 13-të, mbrojtësja e Shqipërisë. Nuk e di a do të jetë e mundur, por gjithsesi ftesa u bë dhe Papa u shpreh tepër i interesuar”, tha Rama. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv