Takimi me Arbjan Maznikun dhe Luçiano Boçin, Silvio Gonzato: Reforma Territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai e ka vlerësuar këtë takim si një diskutim konstruktiv. Gonzato theksoi rëndësinë e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse, të mbështetur mbi të dhëna të sakta dhe një konsensus të gjerë politik. “Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të...
Burimi:
top-channel.tv