Takimi i Edi Ramës para garës për kreun e Policisë – a është vendosur gjithçka paraprakisht?

Takimi i Edi Ramës para garës për kreun e Policisë – a është vendosur gjithçka paraprakisht?

Pak orë para se të zhvillohet seanca e marrjes në pyetje të kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Edi Rama mbledh në një takim privat (tek vila 30)  ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, si dhe zëvendësministrat e kësaj ministrie. Një takim i tillë, në këtë moment, nuk ngjan aspak rastësor. Përkundrazi, ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën e procesit që, të paktën në letër, duhet të jetë një garë e hapur dhe e drejtë. Pse duhet që kryeministri të ndërhyjë në mënyrë kaq direkte, në të njëjtën ditë kur një komision – i ngritur nën mbikëqyrjen e tij – do të intervistojë kandidatët? A kemi të bëjmë me një proces formal, apo me një vendim të marrë paraprakisht? Drejtori i Përgjithshëm...