Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll
Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit do të mbahet sot në Stamboll, nën mikpritjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, raporton Anadolu. Sipas informacioneve nga burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme, takimi në fjalë pritet të organizohet me pjesëmarrjen e ministrave të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Po ashtu, është planifikuar që ministri Fidan, në margjinat e takimit, të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij. Në takimin e dytë të Platformës së Paqes së Ballkanit, që do të mbahet në Stamboll si dhe në takimet dypalëshe, pritet që Fidan të theksojë rëndësinë e parimit të përgjegjësisë rajonale, duke konfirmuar se Platforma e Paqes...
Burimi:
javanews.al