‘Tajtim preferencial ndaj gjyqtares ‘/ Logu: Hetimi i SPAK për Irena Gjokën ishte i vonuar dhe me mangësi
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të mbyllë hetimet ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, e kallëzuar për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Megjithatë, juristi Marash Logu zbardh një sërë faktesh që hedhin dritë mbi anën etike dhe ligjore të çështjes, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi vendimin e SPAK dhe duke vënë në dukje një standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Logu, në një intervistë për Syri TV,u shpreh se gjyqtarja Gjoka ka pasur dy procese gjyqësore dhe administrative në Greqi, të cilat burojnë nga dy raste kur asaj i është refuzuar hyrja në shtetin fqinj, në vitet 2001 dhe 2003. Këto procese kanë kulmuar me një dënim për “falsifikim të dokumenteve të identifikimit”. Logu thekson se...
Burimi:
syri.net